Skandali me çmimet e barnave të rimbursueshme, Shehu: Po dëmtohet shëndeti publik, ushqehet korrupsioni
Një skandal ka dalë në dritë lidhur me çmimet e ilaçeve të rimbursueshme, pasi Ministria e Shëndetësisë publikoi listën e re të barnave pikërisht në ditën e shtunë, kur administrata është zyrtarisht në pushim. Çmimet e reja të barnave importuara shënojnë rritje alarmante nga 3% deri në 4000% në krahasim me çmimet e 16 janarit. Rritje dramatike shënojnë barnat si: • Cefazolina – antibiotik i prodhuar në Kinë, +4000% • Metformina – për diabet, +2000% • Ibrance – medikament onkologjik, +1000% • PHESGO – trajtim për kancerin e gjirit, +1357% Lidhur me këtë, ka reaguar edhe deputeti i PD, Tritan Shehu, i cili në rrjetin e tij social është shprehur se lista e re e çmimeve të barnave synon të mbulojë kolapsin financiar të ISKSh-së...
Burimi:
syri.net