Skandali i Irena Gjokës/ Malltezi publikon dokumentet: Kemi dërguar disa parashtresa, KLGJ nuk ktheu përgjigje

Skandali i Irena Gjokës/ Malltezi publikon dokumentet: Kemi dërguar disa parashtresa, KLGJ nuk ktheu përgjigje

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të fusë në rend diten çështjen e skandalit të gjyqtares Irena Gjoka. Vendimi erdhi në momentet e fundit. Ndërkohë para pak ditësh, Prokuroria e Përgjithshme dërgoi dosjen e Irena Gjokës në KLGJ, duke konfirmuar se ajo është dënuar në Greqi. Çështja u zvarrit për mbi 21 muaj, ndërsa KLGJ nuk ka reaguar as ndaj parashtrimeve që kanë bërë kreu i opozitës, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi. Ky i fundit publikoi dokumentet online, duke theksuar se janë bërë tre parashtrime në KLGJ. “Në 10 ditët e fundit, z.Sali Berisha dhe unë kemi dërguar në KLGJ disa parashtresa për çështjen e Irena Gjokës. KLGJ nuk na ka kthyer përgjigje. Po publikoj këtu dy të fundit për të mos lënë hapësirë që KLGJ...