Skandali i AKSHI-t! BE pezullon fondet për axhendën dixhitale të Shqipërisë
FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Bashkimi Evropian ka ndërmarrë një tjetër vendim për Shqipërinë, pas ndërprerjes perkohësisht të fondeve në fushën e bujqësisë. Këtë herë BE ka vendosur të ngrijë financimet për sektorin dixhital. Burime për Kapital informojnë se vendimi për të ndërprerë financimet e axhendës dixhitale për Shqipërinë është marrë pas hetimit të SPAK lidhur me tenderat e AKSHI (Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit). Bëhet me dije se Komisioni Europian ka njoftuar zyrtarisht qeverinë shqiptare për ngrirjen pa afat të financimeve me argumentin e mbrojtjes së interesit të taksapaguesve të BE-së. Ende nuk është plotësisht e qartë se sa është në total paketa e fondeve që BE ka vendosur të pezullojë për Shqipërinë. Ndërkohë mbi 44 milionë euro u dhanë në vitin 2025 nga Komisioni Evropian për dixhitalizimin në Shqipëri. Fondi...
Burimi:
zeri.ai