“Skandali Balluku në një shtet demokratik do kishte rrëzuar qeverinë”, Lubonja: Shkarkimi i saj? Për konsum të jashtëm!

“Skandali Balluku në një shtet demokratik do kishte rrëzuar qeverinë”, Lubonja: Shkarkimi i saj? Për konsum të jashtëm!

Analisti Fatos Lubonja thekson se në një shtet ligjor dhe demokratik, një skandal si i Belinda Ballukut, zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë së shkarkuar, do të kishte rrëzuar qeverinë. I ftuar në një studio televizive, analisti u shpreh se opinioni qytetar ka shumë rëndësi, dhe se nga një skandal i tillë, partia në pushtet do të duhej të kishte marrë masa. “Në një shtet ligjor këto nuk duhej të ndodhnin. Në një shtet ligjor, demokratik, zhvillimet duhet të ishin krejt të tjera këto që janë. Një skandal i përmasave të tilla do të kishte rrëzuar qeverinë, do të kishte ndryshuar kreun e PS. Sepse në një shtet të atillë, opinioni ka shumë rëndësi dhe për të ruajtur nga rënia e sondazheve që...