SKANDAL/ U faktua dënimi në Greqi dhe mashtrimi në formularin e dekriminalizimit: SPAK fal Irenën me 3 mbiemra
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, ka shënuar një tjetër skandal në lidhje me kontrollin e saj politik nga mazhoranca socialiste, pasi ka kërkuar mbylljen e çështjes penale të gjyqtares së GJKKO-së me 3 mbiemra, Irena Gjoka Maneku Shpata, për dënimin e saj në shtetin fqinj, Greqi. Në njoftimin për mediat, SPAK justifikon në mënyrë të paprecedentë, se megjithëse është e faktuar me dokumenta zyrtarë dënimi dhe dëbimi i gjyqtares Irena Gjoka Maneku Shpata nga drejtësia greke, dhe mungon deklarimi i këtij dënimi në formularin e vetëdeklarimit, sërish prokuroria e posaçme ka kërkuar pushimin e çështjes. ‘Po ashtu, nga verifikimet zyrtare të kryera rezulton se në dëshmitë e penalitetit të lëshuara nga autoritetet greke nuk figurojnë të dhëna për dënim penal ndaj saj, ndërkohë që edhe...
Burimi:
syri.net