Skandal në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Teliti: 32 muaj pa komision financiar dhe me vendime të fshehta…

Skandal në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Teliti: 32 muaj pa komision financiar dhe me vendime të fshehta…

Anëtari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti e ka cilësuar një skandal dhe alarmante në të njëjtën kohë, faktin që Këshilli Bashkiak i Tiranës po bllokon punën për funksionimin e kryeqytetit. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Teliti tha se prej 32 muajsh, mazhoranca në Këshillin Bashkiak e ka kthyer shkeljen e ligjit në praktikë të përditshme, duke mos zbatuar ligjin dhe rregulloren e brendshme. Teliti u bëri thirrje thirrje këshilltarëve socialistë, të heqin dorë nga urdhrat politikë, shkeljet e ligjit, braktisja e qytetarëve dhe sipërmarrjes së Tiranës. Të nderuar qytetarë, Deklarata Sot në emër të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të opozitës do të denoncoj një situatë alarmante për funksionimin e kryeqytetit: bllokimin abuziv të punëve në Këshillin Bashkiak të...