Burimi:
top-channel.tv

Foto © top-channel.tv
“Skadoi afati që SPAK kërkoi për arrestimin e Ballukut”/ Bardhi: Rast i paprecedentë, Kuvendi po kthehet në bunkerin e të korruptuarve
Pas mbledhjes së deputetëve të opozitës, Gazment Bardhi u shpreh se janë bërë tre javë që nga kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për lejimin e arrestimit të zëvendës kryeministres, Belinda Balluku. Nga konferenca për shtyp, kreu i grupit parlamentar i PD-së tha se ‘Kuvendi i Shqipërisë po kthehet në mburojë të të korruptuarëve”. “Tre javë nga kërkesa e SPAK për krijimin e arrestimit të krahut të djathtë të Ramës, dhe tre javë që kur Peleshi dhe anëtarët socialistë në Këshill fshihen siç fshihen ata që kanë shkelur ligjin. Ky është një rast i pa precedent kur Këshilli merr kaq kohë për shqyrtimin e një kërkesë të ngutshme të SPAK, qoftë para apo pas reformës në drejtësi. Tre jave skaduan sot. Janë bërë 3 javë kohë...








