“S’ka urgjencë për trajtimin e kërkesës së SPAK”, Rama paralajmëron ndryshime ligjore pas vendimit të Kushtetueses për Ballukun: Do garantohet pavarësia e legjislativit dhe ekzekutivit

“S’ka urgjencë për trajtimin e kërkesës së SPAK”, Rama paralajmëron ndryshime ligjore pas vendimit të Kushtetueses për Ballukun: Do garantohet pavarësia e legjislativit dhe ekzekutivit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar lidhur me vendimin e Kushtetueses, e cila la në fuqi pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku. Përmes statusi në faqen e tij në “X”, ai paralajmëroi ndryshime ligjore, nisur edhe nga fakti që anëtarët e Kushtetueses ishin të një mendje lidhur me problemin e krijuar pas vendimit të GJKKO-së, por ndaheshin te mënyra se si duhet zgjidhur. “E vetmja palë e përmbushur nga rikthimi i pezullimit është SPAK-u, që në kushtet e pezullimit mund të vazhdojë krejt qetësisht hetimin përkatës, ndërkohë që deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit”, shkruan Rama. Reagimi i Ramës 3...