“S’ka telefon, siguri kibernetike dhe oficerët e rinj”/ Kumbaro prezanton planin për shkollat
Gjatë interpelancës së sotme në Kuvend, 12 shkurt, ministrja e Arsimit Kumbaro prezantoi Planin Kombëtar të Veprimit për Fuqizimin e Mekanizmave të Parandalimit të çdo Forme Dhune dhe Bullizmi për Sigurinë në Institucionet Arsimore Parauniversitare, i cili është miratuar dhe prezanton një kornizë veprimi që përfshin një bashkëveprim të gjerë mes institucioneve, punonjësve të arsimit dhe komunitetit. “Ministria e Arsimit ka zgjedhur të mos reagojë në mënyrë fragmentare apo vetëm pas rasteve të veçanta, por të ndërtojë një qasje të qëndrueshme, të koordinuar dhe afatgjatë. Është miratuar tashmë Plani Kombëtar i Veprimit për Fuqizimin e Mekanizmave të Parandalimit të çdo Forme Dhune dhe Bullizmi për Sigurinë në Institucionet Arsimore Parauniversitare. Ky plan nuk është thjesht një dokument politikash, por një kornizë veprimi e përditshme që...
Burimi:
javanews.al