“Sisteme që nuk funksionojnë”, Strazimiri shpërthen në akuza: AKSHI është “banka e fshehtë” e Ramës, 600 mln euro në..
I ftuar në një emision televiziv, deputeti i PD-së, Gent Strazimiri u shpreh se pas skandalit me fondet e AKSHI-t fshihet drejtpërdrejt kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar këtë institucion si një strukturë në shërbim të abuzimit me qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë. Strazimiri denoncoi atë që e quajti ‘skemë grabitjeje’ përmes tenderave milionëshe për sisteme që, sipas tij, nuk funksionojnë, ndërsa akuzoi për lidhje të drejtpërdrejta politike në shpërndarjen e fondeve dhe mungesë totale përgjegjësie nga organet e drejtësisë. Sipas deputetit demokrat, bëhet fjalë për një aferë të përmasave të mëdha që, në vend të sigurisë dixhitale, ka prodhuar korrupsion dhe pandëshkueshmëri. Pjesë nga deklarata: Është direkt Edi Rama. AKSHI është një drejtori në vartësi të drejtpërdrejtë të kryeministrit. Mirlinda e AKSHI-t,...
Burimi:
sot.com.al