Sinkronizim: Salianji dhe analisti i Ramës në një vijë kundër PD-së

Sinkronizim: Salianji dhe analisti i Ramës në një vijë kundër PD-së

Debati në studion e Të Paekspozuarit mbrëmjen e sotme ka nxjerrë edhe njëherë në pah një moment politik domethënës: një sinkronizim të qartë mes analistit të Edi Ramës, Baton Haxhiu, dhe Ervin Salianjit mbi rolin e Sali Berishës në drejtimin e PD-së. Ndërsa Baton Haxhiu artikuloi tezën e mirënjohur të rilindjes se Ramën mund ta largojnë nga pushteti ervinat, bëri që Salianji të bjerë menjëherë dakord me shërbëtorin mediatik të kryeministrit. Ajo që e bën debatin interesant është fakti se Salianji, në vend që ta kundërshtojë këtë kornizë, e përforcon thelbin e saj me një fjali kyçe: “Kjo i zgjat jetën Ramës”. Tregon qartë synimin e lëvizjes së tij mediatike, pasi në terren, siç e kemi raportuar edhe herë tjera ato pak njerëz nëpër salla...