Silva Ndoci: Sistemi i ujërave të ndotura në Tiranë është tashmë në kolaps…

Silva Ndoci: Sistemi i ujërave të ndotura në Tiranë është tashmë në kolaps…

Shqipëria përballet me një krizë të thellë në menaxhimin e ujit të pijshëm dhe atij të ndotur, situatë e cila sipas ekspertëve ka arritur në një pikë kritike. Inxhinierja Silva Ndoci anëtare e departamentit të infrastrukturës në PD, ishte e ftuar në emisionin 'Kafe Shqeto' në Syri tv ku deklaroi se sistemi i kanalizimeve në kryeqytet ndodhet aktualisht në një gjendje kolapsi, i paaftë për të përballuar rritjen e popullsisë dhe zhvillimin e shpejtë urban. Sipas të dhënave të fundit, ndonëse 70% e popullsisë ka akses në ujë, kjo nuk përkthehet në një furnizim të pandërprerë 24-orësh. Situata është veçanërisht alarmante në Tiranë, ku vetëm 13% e banorëve kanë ujë gjatë gjithë ditës. Rreth 35% furnizohen për 13 orë, ndërsa më shumë se gjysma e...