“Sigurisht që do të ketë revoltë”, çfarë paralajmëron Berisha për protestën e sotme pa fjalime: Kryengritja jonë…

“Sigurisht që do të ketë revoltë”, çfarë paralajmëron Berisha për protestën e sotme pa fjalime: Kryengritja jonë…

Kreu i Demokratëve Sali Berisha ka folur për protestën e sotme përpara Kryeministrisë, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjete sociale. Berisha u shpreh se do të ketë revoltë, teksa shtoi se kryengritja paqësore e tyre do njohë dimensione të reja. Elion Kaja: Përshëndetje lider historik. A do të ketë rezistencë sonte? A do të vazhdojmë të përballemi me të gjitha për të gjitha se shqiptarët janë gati më shumë se kurrë për përballje dhe qëndresë? Sali Berisha: Faleminderit dhe të përshëndes përzemërsisht. Sigurisht që do ketë revoltë. Kryengritja jonë paqësore do njohë dimensione të reja dhe është pandalshme gjer në largimin përfundimtar të Edi Ramës. Dhe ju e patë se si në fjalën e tij tejkaloi edhe kohëzgjatjen e fjalimeve të Gedafit dhe Fidel Kastros...