Sigurimi i banesave me detyrim për tërmetet dhe përmbytjet, zbardhet pr.ligji i Qeverisë: Si do përcaktohet tarifa që do paguajnë pronarët

Sigurimi i banesave me detyrim për tërmetet dhe përmbytjet, zbardhet pr.ligji i Qeverisë: Si do përcaktohet tarifa që do paguajnë pronarët

Qeveria ka bërë gati projektligjin për sigurimin e banesave me detyrim, një mekanizëm ligjor që sipas saj synon të mbulojë humbjet që mund të pësojnë pronarët e banesave nga tërmetet dhe përmbytjet. Drafti i cili ka shkuar në Parlament parashikon kompensimin e shpejtë të tyre në rast të fatkeqësive. “Modeli i sigurimit të detyrueshëm është frymëzuar nga praktikat e suksesshme ndërkombëtare, veçanërisht nga vendet si Turqia dhe Rumania, të cilat kanë arritur të reduktojnë ndjeshëm koston fiskale dhe ekonomike që shkaktojnë ngjarjet e tërmeteve dhe përmbytjeve. Implementimi i këtij ligji pritet të përmirësojë ndjeshëm sistemin e menaxhimit të riskut në Shqipëri, duke siguruar një mbrojtje më të mirë financiare për qytetarët dhe duke reduktuar barrën fiskale mbi buxhetin e shtetit pas ngjarjeve katastrofike”, thuhet në...