Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

Veç pronave, në skemën e sigurimit të detyrueshëm nga përmbytjet pritet të përfshihen edhe fermat dhe tokat bujqësore. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po ndihmohet nga qeveria turke për hartimin e skemës së re. “Kjo skemë është një hap i rëndësishëm për të rritur sigurinë ekonomike të fermerëve dhe për të ulur pasojat që sjellin fatkeqësitë natyrore. Nëse ndërtohet me standarde të qarta dhe me mbështetje të duhur, mund të jetë një mekanizëm real mbrojtës për bujqësinë”, u shpreh Agim Rrapaj, Kryetar i KASH. “Problemi është se këto skema zakonisht prezantohen si zgjidhje, por në praktikë përfundojnë si një detyrim i ri financiar për fermerët. Nëse nuk ka subvencionim real dhe transparencë për mënyrën si do të funksionojë kompensimi, rrezikon të jetë thjesht një...