‘Siguria ushqimore në alarm’, Blushi: Po helmohet populli, duhen ndërmarrë veprime urgjente
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, gjatë fjalës së tij në Komisionin e Shëndetësisë, mbrojti projektligjin e propozuar nga Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë për sigurinë ushqimore, duke e cilësuar atë një nismë në mbrojtje të drejtpërdrejtë të shëndetit publik dhe jetës së konsumatorëve shqiptarë. Sipas Blushit, situata e sigurisë ushqimore në vend është kthyer në alarm kombëtar, pasi tregu vendas është përmbytur nga produkte të kontaminuara dhe të skaduara, ndërsa mungesa e kontrollit dhe laboratorëve të certifikuar po dëmton si qytetarët ashtu edhe fermerët e ndershëm shqiptarë. Ai theksoi se projektligji synon të forcojë mekanizmat e kontrollit, të mbrojë markën “Made in Albania” dhe të ndalë përhapjen e produkteve që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Deklarata e plotë: I nderuar Z. Kryetar i Komisionit!...
Burimi:
sot.com.al