Siguria në shkolla, opozita interpelancë me Kumbaron, ministrja: Dhuna dhe bullizmi faktor global, shkak rrjetet sociale

Siguria në shkolla, opozita interpelancë me Kumbaron, ministrja: Dhuna dhe bullizmi faktor global, shkak rrjetet sociale

Siguria në shkolla ishte interpelanca që dy deputetët e opozitës Erisa Xhixho nga Partia e Lirisë dhe Erald Kapri nga Partia Mundësia kërkuan me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro. Teksa sollën në vëmendje ngjarjen e rëndë ku humbi jetën Martin Cani, deputetët kërkuan informacion nga ministrja për sigurinë në shkolla dhe masat që janë marrë. “Dua të flas për një problem të rëndë se kur goditet një fëmijë në shesh imagjinoni se sa të sigurt janë në shkollat shqiptare, arsimi ndodhet në emergjencë kombëtare. Ngjarja tragjike e Martin Canit tronditi shoqërinë dhe duhet të kishte shërbyer si moment reflektimi për dhunën në shkolla dhe sigurisë së nxënësve. Qeveria zgjodhi ta përdorë këtë ngjarje për politikë. E përdori si justifikim për të mbyllur tik tok, tentativë...