‘Siguria kombëtare rrezikohet’, Ahmetaj shpërthen në akuza: 14 miliardë dollarë janë vjedhur nga Rama dhe ministrat

‘Siguria kombëtare rrezikohet’, Ahmetaj shpërthen në akuza: 14 miliardë dollarë janë vjedhur nga Rama dhe ministrat

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj gjatë një interviste televizive, ka akuzuar Edi Ramën dhe ministrat e tij se, kanë vjedhur 14 miliardë euro nga buxheti i shtetit. Sipas tij, Altin Dumani nuk ka bërë asgjë për të hetuar në lidhje me këto vjedhje. Gjithashtu Ahmetaj ka theksuar, se me lejen e Edi Ramës, siguria kombëtare ka përfunduar në duart e krimit të organizuar. Çim Peka: Të gjithë denoncimet tuaja, faktet tuaja, sot janë çështje në SPAK. Arben Ahmetaj: Nuk ka të bëjë fare me denoncimet e mia. Napoleoni thoshte që kur dikush thotë, kur një burrë të thotë të thashë, i thashë, nuk është burrë. Nuk ka lidhje me denoncimet e mia, ka të bëjë me realitetin e Shqipërisë dhe ka të bëjë me atë që unë...