“Siguria kibernetike, Shqipëria në dhjetëshen e parë”/ Rama: Irani po na sulmon përditë, por tani pa asnjë sukses

“Siguria kibernetike, Shqipëria në dhjetëshen e parë”/ Rama: Irani po na sulmon përditë, por tani pa asnjë sukses

Në podcast-in “Flasim”, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te siguria kibernetike. Duke cituar një raport ndërkombëtar për lirinë në botë të Freedom House, Rama shprehet se Shqipëria ndodhet më lartë se Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Serbia. “Shqipëria mori një vlerësim pozitiv nga raporti i mirënjohur i Freedom House, i cili është një raport ndërkombëtar për lirinë në botë – Liria në botë 2026, ishte raporti i këtij viti. Dhe është një zhvillim që ia vlen të përmendet, edhe pse unë të gjitha raportet, përveç atij të Komisionit Europian, të cilin e marr 100% të mirëqenë, i marr me një farë rezerve, pasi bazohen në metodologji dhe në rrugë anketimi, që jo gjithmonë janë të qëndrueshme. Gjithsesi, ky është një ndër...