Siguria e Ballkanit perëndimor/ Kryeparlamentari Peleshi në forumin e kongresit amerikan: Kosova të anëtarësohet në NATO
Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ngriti shqetësimin për sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Gjatë fjalës së tij në Forumin për Sigurinë, në Kongresin Amerikan, Peleshi e cilësoi rajonin një hapësirë gjeopolitike të ndjeshme ndaj kërcënimeve hibride dhe ndërhyrjeve të huaja. “Ballkani Perëndimor mbetet i ndjeshëm në aspektin gjeopolitik, i ekspozuar ndaj përpjekjeve të huaja për të minuar stabilitetin, për të dobësuar institucionet demokratike dhe për të shkatërruar besimin te rruga Euro-Atlantike. Ky realitet kërkon vigjilencë, qëndrueshmëri dhe qartësi strategjike. Integrimet euroatlantike dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO janë të domosdoshme për sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, shprehet ai. “Siguria ka kosto dhe përgjegjësia duhet ndarë”! Me këtë mesazh, Kryeparlamentari Peleshi kujtoi vendimin e Samitit të NATO-s në Hagë për rritjen...
Burimi:
top-channel.tv