Si ra Korridori VIII
Projekti i shumëpërfolur i Korridorit VIII, i cilësuar si arteria jetike që do të lidhë Adriatikun me Detin e Zi, po përballet sot me një krizë identiteti dhe stabiliteti që kërcënon ta kthejë atë në një tjetër kantier pa afat. Në krye qëndron vendimi për zhvendosjen e Portit të Durrësit. Teksa qeveria shqiptare po zbaton një kontratë për të kthyer Portin e Durrësit në një port jahtesh, nga ana tjetër janë krijuar shumë vonesa për të ndërtuar portin e ri të Porto Romanos. Projekti i shndërrimit të Portit të Durrësit në një marinë jahtesh, i njohur zyrtarisht si “Durrës Yachts & Marina”, është një nga kontratat më komplekse. Kontrata është lidhur mes shtetit shqiptar dhe kompanisë “Eagle Hills Real Estate Development”, një kompani private investimesh...
Burimi:
syri.net