Si po kërcënon politika SPAK-un? Hoxha: Ndryshimi i nenit 75/a do të minonte integrimin e Shqipërisë në BE!

Si po kërcënon politika SPAK-un? Hoxha: Ndryshimi i nenit 75/a do të minonte integrimin e Shqipërisë në BE!

Avokati Arbër Hoxha, i ftuar në një studio televizive ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe debatet për drejtësinë në vend, në një kohë kur SPAK ka kërkuar arrestimin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku. Hoxha u shpreh se ndërhyrjet politike mund të kenë ndikim të fortë në funksionimin e institucioneve të drejtësisë, duke theksuar se intimidimi nga politika mund të jetë edhe më i rrezikshëm se ai nga krimi i organizuar. “Gjithmonë intimidimi i jakave të bardha është më i frikshëm se ai i krimit të organizuar. Nëse krimi të vret fizikisht, politika të pret këmbët në mënyra të tjera”, u shpreh ai. Sipas avokatit, një nga shqetësimet kryesore lidhet me mundësinë e ndryshimit të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale, i cili përcakton kompetencat...