“Si ka mundësi që iu anuluan të gjitha takimet në Washington”, Berisha për vizitën e Ramës në SHBA: Duhet të bësh transparencë

“Si ka mundësi që iu anuluan të gjitha takimet në Washington”, Berisha për vizitën e Ramës në SHBA: Duhet të bësh transparencë

Kreu i demokratëve, Sali Berisha, ka folur për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Washington. Berisha tha se Ramës i janë refuzuar të gjitha takimet në SHBA, teksa atje ishte si përfaqësues i Shqipërisë për themelimin e Bordit të Paqes. “Do t’i shtroj një pyetje, si ka mundësi që tu refuzuan të gjitha takimet në Washington, pa përjashtim të gjitha, përveç njërës dhe ajo me dyer të mbyllura. Duhet të bësh transparencë shqiptarëve, nuk ishe në udhëtim privat por ishe përfaqësues në një forum prestigjioz siç është Bordi i Paqes. Cila është arsyeja që tu refuzua çdo takim që kërkove, qoftë gjatë qëndrimit, qoftë paraprakisht. Unë e di që nuk do të flasësh, por heshtja jote flet më shumë se çdo gjë”, tha Berisha. E...