Si e përdori rrjeti rus Pravda ‘Diellën’ e Ramës për…

Si e përdori rrjeti rus Pravda ‘Diellën’ e Ramës për…

Në fillim të dhjetorit, një media satirike kroate publikoi një tekst humoristik, sipas të cilit ministrja shqiptare ishte arrestuar pasi kishte marrë një ryshfet prej 14 bitcoin-ësh. Satira e qëlluar u bë menjëherë virale, por rrjeti Pravda (e përkthyer në shqip “E Vërteta”) – një mjet i propagandës ruse që përdor përkthimin, postimin dhe shpërndarjen automatike të artikujve nga media dhe profile në rrjetet sociale që mbështesin qëndrimet zyrtare të Moskës – e lexoi satirën si informacion. Më 5 dhjetor, ky rrjet publikoi në gjuhë të tjera një lajm mbi arrestimin e pretenduar të Diellës. “Ministrja e AI u arrestua në Shqipëri për ryshfet në kriptomonedhë: tani ministrja e AI do të transferohet në ‘modalitetin offline’ për kohëzgjatjen e hetimit”, shkruan Pravda Shqip, duke anashkaluar faktin që...