‘Shumë gjurmë kanë humbur, por ujku mbetet aty’, Rama kritika SPAK: Për shumë vite u soll sikur 21 Janari nuk ekzistonte

‘Shumë gjurmë kanë humbur, por ujku mbetet aty’, Rama kritika SPAK: Për shumë vite u soll sikur 21 Janari nuk ekzistonte

rama homazhe per 21 janarin TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim të gjatë përpara familjarëve të viktimave të 21 Janarit, në 15-vjetorin e tragjedisë, ku 4 protestues u vranë në mes të Bulevardit.  Rama u shpreh përgjegjësit kryesorë të tragjedisë mezi u thirrën për t’u pyetur vetëm pas thuajse 15 vitesh, ndërsa theksoi se historia tregon se krimet shtetërore nuk mbeten pa u ndëshkuar. “21 Janari është ana tjetër e medaljes së drejtësisë së vonuar, me përgjegjësit kryesorë të tragjedisë që me zi u thirrën për t’u pyetur pas thuajse 15 vitesh. Unë e kam ditur dhe e kam thënë, është në shumë kronika apo intervista, se 21 Janari, si një krim shtetëror, hyn në atë kategori për të cilën historia na mëson se...