Shtrenjtohen ushqimet e shportës, Ibrahimaj: Monitorim 80 produkteve. Bordi nuk do të lejojë spekulime me naftën
Qeveria pranon se me rritjen e çmimit të naftës, ka ndikuar dhe te çmimet e produkteve ushqimore. Në një konferencë për mediat, ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj shpjegoi se po vijohet me monitorim ditor në mënyrë që të frenohen abuzimet. “Sa u takon ushqimeve, ne po monitorojmë një shportë me 80 ushqime dhe e vërteta është që kanë filluar të reflektohen në disa prej produkteve të shportës çmimet e rritura. Do të aktivizojmë një ekip, disa grupe monitorimi nga Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut për të verifikuar këto çmime sepse ne kemi përzgjedhur në bashkëpunim me INSTAT këtë listë produktesh dhe një numër të limituar të tregtarëve. Tani do të dalim në terren për të monitoruar çmimet dhe reflektimin e furnizimeve me realitetin”, tha...
Burimi:
vizionplus.tv