Burimi:
syri.net

Foto © syri.net
‘Shteti i mposhtur nga shiu!’/ Këlliçi: Mjafton një ditë reshje që Tirana të kthehet në një makth për qytetarët e saj
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e shiut në vend, duke e cilësuar atë si pasojë të dështimit të shtetit. Sipas Këlliçit, mjafton vetëm një ditë me reshje që Tirana të kthehet në një makth për qytetarët, për shkak të trafikut të rënduar dhe rrugëve të bllokuara. Ai thekson se situata nuk ka prekur vetëm kryeqytetin, por ka pamundësuar jetën normale edhe në qytete të tjera të vendit, si Durrësi, Kukësi dhe Lezha. “Në një shtet normal, moti dhe elementët natyrorë nuk paralizojnë rrugët dhe nuk bllokojnë funksionimin normal të jetës shoqërore dhe ekonomike,” shprehet deputeti demokrat. Duke e cilësuar qeverisjen aktuale si “shtet të dështuar” dhe “narkoshtet”, Këlliçi fajëson mungesën...




