‘Shteti i kapur nga mafia, vetëm uniteti e largon këtë të keqe’/ Alimehmeti: 24 janari një protestë vendimtare për të ardhmen
Partia Demokratike ka zhvilluar një takim me banorët dhe simpatizantët në zonën e Kombinatit në Tiranë, në prani të liderit të opozitës, Sali Berisha, si dhe drejtuesve të tjerë të lartë të PD-së. Gjatë fjalës së tij, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, u ndal te problematikat me të cilat përballen banorët e zonës, duke theksuar se shpesh ka qenë i pranishëm në Kombinat për të mbrojtur qytetarët nga abuzimet, sidomos nga prishjet e banesave për interesa ndërtimi. Alimehmeti kritikoi ashpër qeverisjen aktuale, duke deklaruar se vendi është kapluar nga abuzimi dhe korrupsioni në sektorë jetikë si shëndetësia, ushqimi dhe rendi, ndërsa rinia, sipas tij, po detyrohet të largohet masivisht nga vendi. Ai theksoi se këto janë arsyet që opozita ka thirrur...
Burimi:
syri.net