‘Shqipëria, vulnerabël ndaj sulmeve kibernetike banale’ – Ekspertja Kele: Ku shkuan tenderat miliona euro?
Renditja e Shqipërisë në vendin e nëntë në botë për sigurinë kibernetike, krijoi një valë euforie, por realiteti i sulmeve të njëpasnjëshme ndaj institucioneve kyçe të shtetit, përfshirë goditjen e fundit ndaj Postës Shqiptare, tregon një panoramë krejtësisht tjetër, atë të një dobësie totale dhe mungesës së theksuar të masave mbrojtëse. E ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, ekspertja e teknologjisë, Denisa Kele thotë se ky klasifikim është thjesht një manovër PR-i dhe aspak pasqyrë e realitetit. Renditja, sipas saj, nuk bazohet në infrastrukturën dhe aftësitë reale mbrojtëse të një vendi, por në dokumentacionin ligjor që shteti paraqet në letër. “Ne nuk jemi asgjëkundi, jo më të nëntit në botë,” shprehet ekspertja e fushës, duke e cilësuar situatën si “qesharake” përballë...
Burimi:
syri.net