Shqipëria shpalli Iranin shtet financues të terrorizmit, reagon Izraeli: Historike!
Gideon Sa'ar-kuvendi-votimi i rezolutes TIRANË- Izraeli ka reguar pas miratimit të rezolutës së Shqipërisë për shpalljen e Iranit si shtet financues i terrorizmit. Reagimi ka ardhur nga ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa'ar, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “X”. Ministri izraelit shpreh vlerësimin për kryeministrin Rama dhe Parlamentin shqiptar, duke e quajtur rezolutën 'historike'. “Vlerësoj Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe Parlamentin e Shqipërisë për rezolutën historike të miratuar sot, që e shpall Republikën Islamike të Iranit si një shtet mbështetës të terrorizmit. Sipas fjalëve të rezolutës: Terrorizmi në të gjitha format e tij përbën një nga kërcënimet më serioze për shoqëritë demokratike. Kjo është edhe një tjetër dëshmi e dimensionit të qartë moral në politikën e jashtme të Shqipërisë”,...
Burimi:
zeri.ai