‘Shqipëria rrezikon krizë me ndërkombëtarët’ – Malaj: Vendimet arbitrare ndaj biznesit dhe medias do i kushtojnë shtrenjtë

‘Shqipëria rrezikon krizë me ndërkombëtarët’ – Malaj: Vendimet arbitrare ndaj biznesit dhe medias do i kushtojnë shtrenjtë

Ish-ministri i Financave dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, në një kohë kur SPAK ka kërkuar arrestimin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku. Malaj u shpreh se situata e krijuar mund ta çojë Shqipërinë drejt një krize të rëndë në raport me partnerët ndërkombëtarë dhe procesin e integrimit në Bashkimi Evropian. Sipas tij, qëndrimi i kryeministrit Edi Rama në këtë situatë mund të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me faktorët ndërkombëtarë. “Shqipëria po hyn në një krizë të rëndë në raport me faktorët ndërkombëtarë dhe integrimin në BE. E kam thënë se mosdorëheqja e Ramës do të ishte, në mënyrë metaforike, shembje e urave të integrimit evropian”, u shpreh Malaj, i ftuar në News24 Ai theksoi se komuniteti ndërkombëtar nuk toleron...