Shqipëria “porosit” ambasadë të re në Britani të Madhe, fond prej 5.4 milionë euro
Shqipëria do të ketë ambasadë të re në Britani të Madhe. Për këtë arsye një shumë prej mbi 5.4 milionë euro (520 milionë lekë) është vënë në dispozicion për të blerë një pronë në Londër që do të shërbejë si seli e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, së bashku me Ambasadën në Londër, do të kryejnë procedurat përzgjedhëse për të identifikuar ndërtesën dhe truallin më të përshtatshëm për aktivitetin diplomatik dhe konsullor. Pasuritë e propozuara duhet të jenë të sigurta, të lira nga çdo ngarkesë ligjore dhe të ofrojnë hapësirën e nevojshme për funksionimin e Ambasadës. Vlerësimi i ofertave do të bëhet nga një Komision i Posaçëm, në përbërje të të cilit janë përfaqësues...
Burimi:
sot.com.al