Shqipëria po shpopullohet, aktivisti jep alarmin: Axhendë e qëllimshme e qeverisë, të rinjtë po ikin, vetëm patronazhistat po punësohen
Raporti i fundit i Eurostat ka konfirmuar një realitet të hidhur për Shqipërinë: largimin masiv të të rinjve, një fenomen që po merr përmasat e një plage të rëndë kombëtare. I ftuar në një intervistë në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, aktivisti Aurel Kujtimi e ka cilësuar këtë situatë si një "shpopullim të qëllimshëm" dhe një "axhendë të qeverisë", duke ngritur një këmbanë alarmi për të ardhmen e vendit. Sipas Kujtimit, ky proces i tkurrjes së popullsisë ka nisur që në vitin 2013 dhe po përshpejtohet në mënyrë dramatike. Ai solli në vëmendje shifra tronditëse, duke theksuar se numri i maturantëve është përgjysmuar, duke rënë nga 48,000 në vetëm 26,000, me parashikimin për një rënie të mëtejshme. "Brenda pesë apo gjashtë vitesh, rrezikojmë të kemi...
Burimi:
syri.net