Shqipëria po fiket

Shqipëria po fiket

Nga Bardh Spahia  ​Ndërsa propaganda zyrtare flet për "kthime" dhe "rilindje", shifrat e Eurostat nxjerrin lakuriq të vërtetën e dhimbshme. Shqipëria po pëson një hemorragji që po vret të ardhmen! ​Ky nuk është emigrim, është dëbim nga një sistem i kalbur në korrupsion, ku krimi dhe pushteti janë bërë një, duke i zënë frymën çdo të riu që kërkon meritokraci. Vetëm në 4 vitet e fundit (2021-2024), kanë ikur 180,000 shqiptarë. 62% e të larguarve në vitin 2024 ishin nën moshën 35 vjeç. Grupmosha më vitale (25-29 vjeç) po ikën e para! Lindjet kanë rënë me 74% krahasuar me vitet '90. Nga 82 mijë lindje, kemi zbritur në nivelin kritik prej 21 mijë.  Brenda 10 viteve, mosha mesatare kërceu nga 34.7 në 44.3 vjeç. Po...