“Shqipëria, pikë referimi në arkitekturën bashkëkohore”/ Nga Pallati i ri i Sportit te Biblioteka Kombëtare, Rama: Ja projektet që priten të zbatohen

“Shqipëria, pikë referimi në arkitekturën bashkëkohore”/ Nga Pallati i ri i Sportit te Biblioteka Kombëtare, Rama: Ja projektet që priten të zbatohen

Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në Konkursin Ndërkombëtar për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe Kompleksin e Inspektorateve Shtetërore”. Kreu i qeverisë foli për projektet që do të zbatohen, ndërsa u shpreh se Shqipëria është bërë referimi në arkitekturën bashkëkohore. “Do flas shumë shkurt, në radhë të parë për të falënderuar të gjithë arkitektet që janë mbledhur këtu për këtë konkurs të radhës, të organizuar nga Korporata Shqiptare e Investimeve në funksion të krijimit të mëtejshme të kushteve për të përfituar nga partneriteti publik privat hapësira të reja për funksione publike. Nga ana tjetër dua të falënderoj edhe arkitektët që zemërgjerësisht pranuan të jenë pjesë e kësaj jurie ndërkombëtare dhe jam i bindur që do kemi përsëri një ditë intensive emocionesh krijuese dhe...