“Shqipëria një aleat i besuar për sigurinë evropiane”, Ministri Hoxha takohet me Kaja Kallas: Forcim i Partneritetit për Mbrojtjen dhe Sigurinë me BE

“Shqipëria një aleat i besuar për sigurinë evropiane”, Ministri Hoxha takohet me Kaja Kallas: Forcim i Partneritetit për Mbrojtjen dhe Sigurinë me BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua sot në Bruksel me Zëvendës Presidenten e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas. Në një reagim në rrjetin social X, Ministri Hoxha theksoi se “në takim rikonfirmova linjëzimin e plotë të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, duke reflektuar angazhimin tonë të palëkundur ndaj parimeve dhe përgjegjësive që ndajmë me partnerët tanë evropianë.” “Shqipëria mbetet një partner i fuqishëm dhe i besueshëm i Bashkimit Evropian, duke mbrojtur me vendosmëri vlerat që qëndrojnë në themel të projektit tonë të përbashkët evropian dhe duke kontribuar aktivisht në stabilitetin rajonal dhe në sigurinë e kontinentit evropian”, tha Hoxha. Në një...