‘Shqipëria nën vëzhgim më të fortë nga PE’/ Tabaku: Kemi perceptimin më të keq të korrupsionit në rajon, qeveria e të pandehurve është fakt

‘Shqipëria nën vëzhgim më të fortë nga PE’/ Tabaku: Kemi perceptimin më të keq të korrupsionit në rajon, qeveria e të pandehurve është fakt

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim në selinë blu me eurodeputetin gjerman Michael Gahler, koordinator i grupit parlamentar të Partisë Popullore Europiane. Në fokus ishin shqetësimet e opozitës për qeverisjen aktuale, aferat e korrupsionit dhe sigurinë kibernetike të vendit. E pranishme në takime, deputetja Jorida Tabaku, në një intervistë për KAFE SHQETO në SYRI TV, theksoi se misioni i eurodeputetëve në Shqipëri tregon rritjen e mbikëqyrjes nga Parlamenti Europian. Ajo nënvizoi se raporti dhe rezoluta e ardhshme për Shqipërinë do të vendosin theksin te lufta kundër korrupsionit, standardet zgjedhore dhe siguria kombëtare, duke theksuar se integrimi nuk është “çek i bardhë” për qeverinë. Tabaku theksoi se shqetësimet kryesore të ndërkombëtarëve lidhen me klimën politike, luftën kundër korrupsionit-duke kujtuar rënien e Shqipërisë në Transparency International-si...