Shqipëria nën ujë: Alarm për zgjimin e institucioneve
Përmbytjet me të cilat nisi viti 2026 rikthyen një fatkeqësi të paralajmëruar, duke nxjerrë në pah dobësi strukturore në menaxhimin e ujërave dhe të riskut klimatik të vendit. Reagimi institucional vijoi sipas një modeli formal emergjencash që përsëritet herë pas here, ndërsa pasojat reale u përqendruan te familjet dhe ekonomitë e drobitura bujqësore. Sipas ekspertëve, problemi nuk lidhet vetëm me intensitetin e reshjeve, por me mungesën e parandalimit, planifikimit dhe koordinimit institucional. Sipas tyre, prioritet mbetet forcimi i institucioneve teknike, rritja e kapaciteteve profesionale dhe ndërtimi i një sistemi funksional monitorimi që sot është i copëzuar. Vetëm masat afatgjata, të bazuara në të dhëna të sakta dhe përgjegjshmëri, mund ta nxjerrin vendin nga cikli i përsëritur i emergjencave edhe pas një “vese” shiu. Nga Monitor.al...
Burimi:
syri.net