Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa
Shqipëria nuk konsiderohet aktualisht një objektiv prioritar për Iranin, megjithatë nuk përjashtohen sulme kibernetike apo fushata propagandistike. Kështu u shpreh gazetari iranian Armin Khameh, i ftuar në emisionin “Off the Record” me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN. “Nuk mendoj që për momentin Shqipëria është ndonjë prioritet i lartë, sepse nuk është se kemi ndonjë mbështetje të fortë në Iran”, u shpreh Khameh. Ai tha se organizata opozitare iraniane MEK, e cila ndodhet në territorin e Shqipëria, nuk gëzon mbështetje të gjerë brenda Iran. “Edhe MEK-u urrehet si nga opozita, si nga brenda Iranit, si nga të majtët apo edhe nga qeveria. Askush nuk e pëlqen MEK-un dhe përgjithësisht shihen nga popullata si një kult, si njerëz që e kanë tradhtuar vendin shumë shpesh”, tha gazetari...
Burimi:
javanews.al