Burimi:
syri.net

Foto © syri.net
Shqipëria në ngërç/ Abilekaj: Stina e re e protestave të paralajmëruara, s’do të bjerë në vesh të shurdhër!
Situata politike në vend paraqitet e tensionuar, me opozitën që ka rinisur protestat dhe me sistemin e drejtësisë që përballet me sfida të mëdha. Në një klimë ku debati publik dominohet nga fati i imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe thirrjet e Partisë Demokratike për protesta masive, analisti dhe gazetari Enton Abilekaj sheh një ngërç të thellë institucional mes qeverisë dhe pushtetit gjyqësor. I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, nën moderimin e Edvin Parrucës, Abilekaj shprehet se vendi ndodhet në një moment kritik ku qeveria ka marrë përsipër të sfidojë hapur pushtetin gjyqësor, përfshirë Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe gjykatat. “Në përgjithësi kemi një sfidë ndaj sistemit gjyqësor. Kemi jo vetëm sfidë në kuptimin e imunitetit, por edhe sfidë në kuptimin e...







