Shqipëria në Bordin e Paqes, zbardhen amendamentet e PD: Të hiqet emri i Ramës nga marrëveshja, Shqipërinë t’a përfaqësojë Presidenti

Shqipëria në Bordin e Paqes, zbardhen amendamentet e PD: Të hiqet emri i Ramës nga marrëveshja, Shqipërinë t’a përfaqësojë Presidenti

Partia Demokratike ka deklaruar votën pro marrëveshjes së pranimit të Shqipërisë në Kartën e Bordit të Paqes, por ka propozuar një amendament për heqjen e emrit të kryeministrit Rama nga titulli i saj. Në amendamentet të cilat Top Channel disponon, kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi shkruan se “Republika e Shqipërisë në organizata ndërkombëtare përfaqësohet nga institucione, dhe jo nga individë”. Ai ka propozuar që Shqipëria në këtë institucion të përfaqësohet nga Presidenti i vendit dhe vetëm me autorizim të këtij të fundit nga Kryeministri. Amendamentet e PD Me qëllim garantimin e kushtetutshmërisë në projektligjin “Për ratifikimin e Marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”, vlerësojmë se është e domosdoshme disa ndryshime në...