Shqipëria në Bordin e Paqes, të enjten seancë plenare për votimin e marrëveshjes

Shqipëria në Bordin e Paqes, të enjten seancë plenare për votimin e marrëveshjes

Shqipëria dhe Kosova do të jenë së bashku në Bordin e Paqes për administrimin e Gazës si shtete anëtare themeluese. Pas përgjigjes pozitive të kryeministrit Edi Rama ndaj ftesës së presidentit amerikan Donald Trump, Këshilli i Ministrave ka miratuar sot aderimin e Shqipërisë në këtë bord. Tashmë vendimi kalon në Kuvend, ku pritet të ratifikohet nesër gjatë një seance plenare jashtë radhe. Ceremonia për zyrtarizimin e Bordit të Paqes pritet të zhvillohet të enjten në Davos, Zvicër, ku zhvillohet Forumi Ekonomik Botëror. Presidenti Trump synon që bordi të ratifikohet nga liderët botërorë gjatë një ceremoni të posaçme. Sipas agjencisë italiane ANSA, deri paraditen e së mërkurës janë dërguar 52 ftesa për Bordin e Paqes. Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar deri tani 8 shtete: Shqipëria, Argjentina, Hungaria,...