Shqipëria në Bordin e Paqes, ‘hija’ e Trump ‘i mbyll gojën’ opozitës në Shqipëri, Mediu: Do ta votojmë me të dyja duart…

Shqipëria në Bordin e Paqes, ‘hija’ e Trump ‘i mbyll gojën’ opozitës në Shqipëri, Mediu: Do ta votojmë me të dyja duart…

edi rama, donald trump dhe sali berisha TIRANË- Qeveria miratoi dje aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, pas ftesës së presidentit Donald Trump në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ndërsa relacioni kalon sot për votim në Kuvend me procedurë të përshpejtuar. Shqipëria bëhet kështu vendi i parë në botë, që miraton ligjërisht pjesëmarrjen në një Bord që ende nuk është ngritur, dhe ku shumë shtete kanë pikëpyetjet e tyre në lidhje me qëndrimin që do të mbajnë ndaj ftesës së Trump. Por pavarësisht procedurës së përshpejtuar, që është nisur nga qeveria, duket se dhe opozita në Shqipëri, i druhet një vote jo, me frikën se një qëndim i tillë do të nxiste një bllokadë të tyre në Uashington, gjithnjë nëse kanë raporte me zyrtarë...