“Shqipëria ndodhet në një moment kritik”! Darka me Ramën në Bruksel, stafi i Antonio Costa-s zbulon detajet, çfarë u diskutua

“Shqipëria ndodhet në një moment kritik”! Darka me Ramën në Bruksel, stafi i Antonio Costa-s zbulon detajet, çfarë u diskutua

edi rama-antonio costa TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pritur të hënën në një takim në Bruksel nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa. Kreu i qeverisë shqiptare ndau pamje nga takimi i tyre, teksa e cilësoi zyrtarin europian, një mik të ngushtë. Fokusi i këtij takimi kanë qenë negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, përfshirë ecurinë e reformave dhe bashkëpunimin e vendit me institucionet europiane. Detajet e takimit janë zbuluar edhe nga zyrtari i BE-së, i cili në një reagim për Top Neës, deklaroi lidhur me takimin se “ata diskutuan për hapat që do të ndërmerren në vijim sa i takon procesit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”. “Presidenti Costa zhvilloi një takim të mirë me Kryeministrin Edi Rama mbi hapat e ardhshëm...