Shqipëria mbështet aksionin amerikan kundër Maduros, Spiropali: Qëndrojmë përkrah SHBA
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në një reagim në rrjetin social X, ka deklaruar mbështetjen e Shqipërisë “përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit të SHBA-së në veprimet e tyre vendimtare kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës.” “Ne mbështesim lidershipin e fortë të Sekretarit të Shtetit Rubio në përballjen me autoritarizmin, korrupsionin dhe rrjetet kriminale transnacionale”, thekson Spiropali. Ministrja shton se “si një aleat i palëkundur i SHBA-së dhe anëtar i NATO-s, Shqipëria qëndron krah për krah me lidershipin amerikan në mbrojtje të parimeve demokratike dhe sigurisë globale.” Postimi i Spiropalit në X: Shqipëria qëndron pa mëdyshje përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit të SHBA-së në veprimet e tyre vendimtare kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelë
Burimi:
javanews.al