“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, i tha mediave ukrainase se procesi i hartimit të rregullave të reja për pranimin e shteteve kandidate në BE është në fazën e tij përfundimtare. “KE është në fazën përfundimtare të përgatitjes së metodologjisë së ndryshuar. Do të paraqesim opsionet, skenarët e mundshëm dhe më pas do të diskutojmë me shtetet anëtare se çfarë mund të bëjmë. Ndoshta do të ketë një fazë tjetër që do t’i paraprijë pranimit të plotë. Do të shohim se si do të vazhdojë ky diskutim me shtetet anëtare”. Kos ka veçuar Malin e Zi, Shqipërinë, Ukrainën dhe Moldavinë si shtete në pararojë të zgjerimit. “Sipas mendimit tim personal, kemi, siç them gjithmonë, katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit, të cilat janë Mali...