Shqipëria kujton holokaustin, vlerësohet kodi moral i shqiptarëve në mbrojtje të jetës
“Ura që lidh brezat” ishte tema e zgjedhur nga Ministria e Jashtme në ditën e përkujtimit të holokaustit. Në aktivitet, kryediplomatja Elisa Spiropali risolli në vëmendje fjalimin e Kryeministrit Rama në parlamentin e izraelit, ku theksoi ndihmesën e dhënë nga shqiptarët ndaj hebrenjve. “Shqipëria pikërisht në kodin e saj moral gjeti forcën për të mbrojtur të ndryshmin dhe për të nderuar jetën. Ne jemi krenarë për këtë majë morale që meriton të dëshmohet kudo, por që nuk është e vetmja në historinë tonë të strehimit dhe mbrojtjes së të huajve e të njerëzve në nevojë”, tha ministrja e Jashtme Elisa Spiropali. Në ceremoni u publikua edhe një videomesazh i posaçëm nga Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, i cili theksoi se “historia unike e...
Burimi:
vizionplus.tv