Shqipëria i merr Dubait turistët, frika nga lufta në Lindjen e Mesme sjell më shumë të huaj në vendin tonë

Shqipëria i merr Dubait turistët, frika nga lufta në Lindjen e Mesme sjell më shumë të huaj në vendin tonë

Frika e pushimeve në Dubai për shkak të luftës ka bërë që shumë turistë të huaj të rrisin kërkesën për të vizituar Shqipërinë si një vend të sigurt. Në konferencën e për mediat, ministri i Kulturës, Inovacionit dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri me dije se operatorët turistikë kanë raportuar rritje të kërkesës. “Turistët janë në rritje. Sa u takon atyre që do të shkonin në Lindjen e Mesme, me keqardhje sepse nuk na kënaq fatkeqësia e askujt, por kjo po e bën Shqipërinë një destinacion të preferuar për plane të reja pushimesh. Ata që shkonin në Lindjen e Mesme për turizëm, tani po ndodh që kërkesa për në Shqipëri të rritet”, u shpreh ministri Gonxhja. Ministri u fokusua edhe te kërkesa në rritje për sa...