Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
“Shqipëria është një mrekulli e diplomacisë amerikane”/ Bushati takohet me sekretarin e SHBA-së, Marco Rubio
Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, është takuar me sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, ku kanë diskutuar për marrëdhëniet mes vendeve. Ai tha se Sekretari Rubio pohoi se ky është një rast miqësie midis vendeve dhe se është një “kuptim i shkëlqyer i politikës e diplomacisë”. Bushati në postimin e tij në Facebook, zbuloi se ka ftuar Rubion të vizitojë Shqipërinë, për të forcuar miqësinë mes dy vendeve. Postimi i plotë: “Shqipëria është një mrekulli e diplomacisë amerikane. Përmes përkrahjes së saj, vendi ynë u kthye nga një vend i izoluar komunist në një partner dhe aleat të besueshëm të SHBA-së, dhe sot është vendi më proamerikan në botë. Këtë vlerësim e ndava me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, i cili ra dakord...