Shqipëria 2026, sipas Fishtës
Shqipëria 2026, sipas FishtësNga Lutfi DervishiNë Tiranë, Durrës, Shkodër e gjithandej, koha duket se ka ngrirë në një përkohshmëri të përhershme. Njëlloj si dikur, ka zhurmë, trafik, llum informacionesh, inflacion konspiracionesh, pak shpresë, shumë statuse, flamuj në bio, vrer në komente, slogane, evente, forume, panele, hashtagë patriotikë dhe “krenarperShqipninë!” në version digjital. Por punë, ato punë me të cilat Shqipnia del në dritë, ende nuk duken sa duhet.Njerëzit rrinë në hije, jo më poshtë avllive, por në kafene, studio televizive, komente, story dhe debate online, duke pritur me gojë hapur jo më Evropën nana-vida, por Brukselin, Washingtonin, grantin, tenderin, projektin pilot, apo ndonjë “fond zhvillimi” a “operacion zbarkimi”. E prapë, nuk vjen asgjë, veç mizave digjitale, thashethemeve, clickbait-it dhe premtimeve që riciklohen më shumë se...
Burimi:
sot.com.al